Rangnick e mohon: Nuk ka asnjë sherr Ronaldo-Maguire për shiritin e kapitenit

18 February 2022, 19:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rangnick e mohon: Nuk ka asnjë sherr Ronaldo-Maguire për shiritin e

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick thotë se raportet për sherr mes kapitenit Harry Maguire dhe Cristiano Ronaldo janë "absolutisht të pakuptimta". Një lajm në tabloidin britanik, Mirror tha se dy lojtarët u përfshinë në një zënkë për shiritin e kapitenit.

Rangnick thotë se i kanë komunikuar artikullin në fjalë, por është i qetë sepse e di që asgjë nuk është e vërtetë.

“Është e pakuptimtë! Nuk kam diskutuar kurrë me lojtarët për shiritin e kapitenit. Nuk ka qenë kurrë problem për mua. Harry është kapiteni ynë dhe do të mbetet kapiteni ynë”, deklaroi ai.

Maguire mori shiritin e kapitenit dy vite më parë nga ish-trajneri Ole Gunnar Solskjaer. Mirror shkruan se autoriteti i tij si kapiten është lëkundur pas mbërritjes në Old Trafford të Ronaldos.

Mbrojtësi i Anglisë u përgjigj në rrjetet sociale duke përgënjeshtruar lajmin.

"Kam dëgjuar për atë që është shkruar. Po kishte lojtarë që ishin të pakënaqur në fund të merkatos së transferimeve. Kjo është përmirësuar dhe atmosfera në dhomat e zhveshjes është më e mirë se sa ishte disa javë më parë”, deklaroi ai.

 


Video