Ferrari prezanton modelin për garat 2021, pritshmëritë janë të mëdha

17 February 2022, 19:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ferrari prezanton modelin për garat 2021, pritshmëritë janë

Ferrari ka prezantuar F1-75, modelin e ri të makinës së garave në Formula 1 me të cilën do të garojnë Leclerc dhe Sainz në kampionatin e 2022-shit.

Pritshmëritë janë të mëdha dhe “kokëkuqja” shpreson që të rikthehet në nivelet e larta, aty ku i takon. Ferrari nuk fiton një Çmim të Madh në F1 që prej Singaporit në vitin 2019 dhe dy vite e gjysmë pritje janë shumë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, dy pilotët Leclerc dhe Sainz shfaqen të mahnitur nga makina e re, në pritje për ta testuar atë në pistë.

"Në vitin e 75-vjetorit të krijimit të makinës sonë, kemi vendosur të nderojmë atë shpirt, duke e quajtur versionin e 2022-shit F1-75", tha presidenti Xhon Elkan më 1 shkurt në Maranelo, teksa zbuloi emrin e makinës së re.


Video