Video: Është zyrtare, francezët kanë probleme me himnet, këtë herë mirëpresin finlandezet me himnin... shqiptar

17 February 2022, 10:53Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video: Është zyrtare, francezët kanë probleme me himnet,

Tashmë është zyrtare. Francezët kanë një problem me himnin shqiptar. Ose, thjesht, duhet të ndërrojnë personin e Federatës që merret me protokollin.

Pas gabimit trashanik të 7 shtatorit 2019 në Paris, kur para ndeshjes midis përfaqësueses sonë dhe Francës, u luajt himni i Andorrës në vend të himnit shqiptar, Federata franceze ka gabuar sërish.

Kësaj radhe në Le Havre, ku luhej ndeshja e Kombëtarëve për femra midis Francës dhe Finlandës. Lojtaret nordike filluan të qeshnin nervoze kur dëgjuan tinguj të panjohur për to, ndërkohë që tifozët e pakët nga Helsinki, dukeshin të pezmatuar.


Video