Në Spanjë tani kanë dyshime: Mbappe heq dorë nga Reali?

16 February 2022, 17:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në Spanjë tani kanë dyshime: Mbappe heq dorë nga Reali?

E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet një rebus. Gazeta spanjolle “Sport” raporton se francezi po mendon të mos transferohet në Real Madrid dhe agjentët e lojtarit kanë bërë me dije se ende nuk është nënshkruar asgjë, duke lënë hapur derën për një rinovim të mundshëm te Paris Saint-Germain, por edhe për klubet e tjera.

Sipas “Sport”, Mbappe ka dyshime për projektin teknik të Realit.

Përveç klubit aktual të sulmuesit, nga kjo situatë mund të përfitojë edhe Liverpool. Duke qenë se francezi është i pavendosur për të ardhmen e tij edhe te PSG-ja, kjo është një mundësi që “The Reds” mund ta shfrytëzojnë.

Deri më sot, shumë raportime të medieve botërore e dërgojnë atë te “Los Blancos”, megjithëse vetë Mbappe tha, në fund të ndeshjes të martën në mbrëmje, se nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij.


Video