Mbappe duhet ta mendojë mirë largimin, francezët i ofrojnë 50 milionë Euro

18 February 2022, 13:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbappe duhet ta mendojë mirë largimin, francezët i ofrojnë
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ende nuk dihet ku do të luajë sezonin e ardhshëm, edhe pse janë të shumtë ata që janë të bindur për kalimin te Real Madrid.

Sulmuesit i përfundon kontrata me 30 qershor 2023 dhe PSG po bën çmos që të nënshkruajë me të një marrëveshje të re.

Mundo Deportivo shkruan se francezët i kanë ofruar Mbappe rreth 50 milionë euro në vit, një shifër që do e bëjë sulmuesin të mendohet mirë.

Real Madrid i ofron më pak, por gjithmonë kampioni i botës ka ëndërruar të luajë me spanjollët dhe mund të refuzojë milionat e PSG


Video