Pesë gola dhe përmbysje e Kroacisë, Kanadaja i jep lamtumirën Botërorit!

27 November 2022, 19:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pesë gola dhe përmbysje e Kroacisë, Kanadaja i jep

Kroacia fitoi 4-1 me Kanadanë në raundin e dytë të grupit F në Kupën e Botës. Ballkanasit përmbysën kundërshtarët, teksa marrin kryesimin e grupit.

Nga ana tjetër, pas dy humbjeve dhe zero pikëve në këtë Botëror, Kanadaja i jep lamtumirën eventit të Katarit.

Dopietë e Kramaric dhe dy asiste nga Perisic bëjnë që Kroacia me katër pikë të jetë e para në grupin F. Po me katër pikë edhe Maroku që mundi Belgjikën.

Belgët vetëm të tretët me tre pikë, teksa Kanadaja me zero pikë eleminohet nga kompeticoni paçka se luan ndeshjen e tretë me Marokun.

Belgjika do diskutojë kalimin më tej kundër Kroacisë, ndërsa në këtë grup tre ekipet e para kanë shanse të sigurojnë dy vende për fazën me eleminim.


Video