Ylli portugez Cristiano Ronaldo është zyrtarisht pa klub, pas prishjes së kontratës pak ditë më parë me Manchester United, dhe me mendjen në Botëror për të shkuar sa më gjatë, sigurisht që nuk mund të shmangë edhe merkaton.
Në media është aluduar duke e lidhur CR7 me shumë ekipe, teksa së fundmi raportohet për një ofertë "bombastike" që i vjen nga Lindja e Mesme.
Raportohet se Al Nassr i kampionatit të Arabisë Saudite, është kthyer përsëri në lojë me një propozim të çmendur për Ronaldon, duke i ofruar 225 milionë eurove për tre vitet e ardhshme.
Al Nassr shpreson se pas turneut Ronaldo do të jetë i etur për të hapur terren të ri dhe pas bisedimeve të gjera me përfaqësuesit e tij, burime pranë klubit thonë se interesi i tyre është "më i fortë se kurrë".
Për shkak të kontaktit të nisur gjatë verës, besohet se bisedimet janë relativisht të avancuara, por në pritje të vendimit përfundimtar të Ronaldos. Nëse ai vendos të pranojë ofertën, mësohet se një marrëveshje nuk do të marrë shumë kohë për t'u finalizuar.
Al Nassr u interesua për Ronaldon edhe gjatë verës, ku atëherë i ofruan 250 milionë euro për vetëm 2 vite kontratë. Me sa duket, vlera e portugezit ka rënë edhe për sheikët arabë.