Mbappe, dygolëshi e fut në historinë e Botërorëve, barazon Pelé dhe thyen tre rekorde

26 November 2022, 22:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbappe, dygolëshi e fut në historinë e Botërorëve,
Kylian Mbappe

Një dygolësh i Kylian Mbappe e dërgoi Francën në fazën e 1/8 në Katar 2022. Skuadra e Deschamps është e para e kualifikuar në Botëror, por dygolëshi i djaloshit të artë të PSG, kontribuon edhe në shkrimin e rekordeve të reja. Mbappé nënshkroi suksesin kundër Danimarkës dhe përmbushi tre arritje personale.

Para së gjithash, ai arriti të barazojë një rekord të mbajtur deri më tani vetëm nga Pelé. Ashtu si O’Rei, sulmuesi i Paris Saint-Germain ka shënuar 7 gola në Kupën e Botës para se të mbushë 24 vjeç. Shtatë golat gjithashtu lejuan Mbappé të barazojë Lionel Messin, duke qenë madje superior. Argjentinasi i shënoi në 20 ndeshje, kundër 9 të francezit në Kupën e Botës. Sulmuesi i Francës ka lënë pas ish-sulmuesin e Gjelave Thierry Henry (6) në renditjen e shënuesve të të gjitha kohërave të Francës. Mbappe është tani vetëm pas Just Fontaine në kuotën 13.

Sulmuesi i Francës ishte autori i të dy golave të shënuar nga të besuarit e Deschamps përballë Danimarkës. Në ndeshjen e dytë të Grupit, Mbappe hapi serinë e golave me një kombinim fantastik me Theo Hernandez. Pas barazimit të danezëve me Christensen, ishte përsëri Mbappe që shënoi avantazhin e dytë dhe përfundimtar të Francës. Me dy golat e shënuar kundër skandinavëve, Mbappe shkon në kuotën 3 në Katar 2022. Francezi  udhëheq kështu renditjen e golashënuesve për Këpucën e Artë.


Video