Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Botërori i “Katar 2022” mund të konsiderohet fare lehtë si Botërori i surprizave. Pas humbjeve të ekipeve të mëdha si Argjenta dhe Gjermania, tanimë rradhën e pati Belgjika, e cila u mund me rezultatin e pastër 0-2, nga Maroku, duke i dhënë kështu afrikanëve vendin e parë në grupin F.
Goli i parë do të vinte në minutën e 47’, kur Hakim Ziyech ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga mbi 20 metra lartësi, por pas rishikimit me sistemin VAR, goli u anullua duke lënë të shtangur marokenët.
Maroku i dha goditjen “knock out” në minutën e 92’, ku pas një kalimi të bukur në krahun e djathtë, Hakim Ziyech pason për Aboukhal, i cili nga brenda zonës nuk di të gabojë.