Nuk ndodhte që prej viti 1997, Nottingham fiton ndaj Manchester City dhe i merr vendin e tretë

8 Mars 2025, 16:45Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nottingham fiton duelin direkt ndaj Manchester City

Te Nottingham po përjetojnë një sezon ëndrrash në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Espirito Santo, mori një tjetër fitore të madhe.

Nottingham triumfoi minimalisht ndaj Manchester Cityt, në duelin direkt për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Një gol i shënuar nga Hudson-Odoi në minutën e 83-të, i dha tre pikë të arta vendasve, të cilët ngjiten në vendin e tretë me 51 pikë.

Forest nuk fitonte kundër Cityt që prej vitit 1997.

Në krahun tjetër, City vazhdon të shfaqë probleme të shumta dhe renditet në vendin e katërt me 47 pikë të grumbulluara.

Video