Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale, caktohen çiftet

7 Mars 2025, 12:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kupa e Shqipërisë

Këtë të premte është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2024-2025. Katër skuadrat që kanë siguruar një vend në këtë fazë janë Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City.

Në shortin e hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishte i pranishëm Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Shorti përcaktoi dy çiftet gjysmëfinaliste: Vllaznia – Dinamo City dhe Egnatia – Partizani.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 2 prill dhe 23 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 maj.

Video