Lajme të mira për Kombëtaren shqiptare në prag të eleminatoreve, rikuperohet Mario Mitaj

4 March 2025, 18:04Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lajme të mira për Kombëtaren shqiptare në prag të
Mario Mitaj

Lajme të mira vijnë nga Arabia Saudite për Kombëtaren shqiptare, aty ku mbrojtësi kuqezi, Mario Mitaj, i është rikthyer stërvitjes me Al-Ittihad.

21-vjeçari duket se ka lënë pas dëmtimin që pësoi disa javë më parë dhe është gati për të luajtur në sfidën e radhës në kampionat.

Ky është një lajmi i mrekullueshëm për Sylvinhon, i cili po përgatit listën me lojtarët që do të grumbullojë për dy takimet e radhës së Shqipërisë në Kualifikueset e Botërorit 2026, me Anglinë më 21 mars dhe Andorrën më 24 mars.


Video