I kërkoi autograf Leo Messit, pezullohet arbitri

27 Shkurt 2025, 12:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arbitri Ortiz Nava është pezulluar për gjashtë muaj nga futbolli, sepse i kërkoi një autograf Leo Messit në fund të ndeshjes.

Meksikani iu afrua sulmuesit të Inter Majemit, në përfundim të ndeshjes së parë ndaj Kansas Sitit, e vlefshme për Champions League të Konfederatës së Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Pamja u kap nga kamerat që transmetonin ndeshjen, ndërsa edhe zyrtarët e Kansas Sitit e denoncuan ngjarjen.

Menjëherë konfederata nisi hetimin dhe e cilësoi veprimin të papërshtatshëm dhe shkelje e normave të kodit të sjelljes.

Edhe pse u mbrojt duke deklaruar se autografin e kërkoi për një anëtar të familjes me nevoja speciale, në fund arbitri e pranoi pezullimin 6-mujor.

Video