Ndahet nga jeta Bruno Pizzul, zëri historik i futbollit italian

5 March 2025, 08:53Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndahet nga jeta Bruno Pizzul, zëri historik i futbollit italian
Bruno Pizzul

Bruno Pizzul, një zë historik i gazetarisë sportive italiane, vdiq në spitalin e Gorizias. Të shtunën do të kishte mbushur 87 vjeç.

Ai ishte zëri i netëve magjike të Botërorit 1990 dhe i penalltive në Pasadena katër vjet më vonë.

“Robertobaggiooooo” i tij hyri në zemrat e të gjithëve.

Ai komentoi ndeshjet e Italisë për 16 vjet, nga 1986 deri në 2002, e fundit prej të cilave ishte Itali-Slloveni më 21 gusht 2002, një miqësore e luajtur në Trieste dhe e humbur nga axurrët 0-1.

Pizzul komentoi ndeshjet e kombëtares në pesë Kupat e Botës, katër Kampionatet Evropiane dhe në të gjitha ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian. 


Video