
Lara Colturi arriti një tjetër sukses në Kupën e Botës, duke u ngjitur në podium në Are të Suedisë.
Skiatorja e Shqipërisë ishte e jashtëzakonshme në garën e slalomit gjigand ku rendit e treta pas italianes Federica Brignone dhe neozelandezes Alice Robinson, më të mirat në këtë disiplinë.
“Nuk ishte një ditë e lehtë. Në zbritjen e dytë temperaturat e bëjnë më të vështirë pistën. U përpoqa të skijoja sa më lehtë dhe ia dola”, tha ajo.
18-vjeçarja pati stabilitet në të dy zbritjet. Për Colturi është podium i tretë sezonal pas vendeve të dyta në Austri dhe Slloveni.
Rezultati i arritur këtë të shtunë e ngjit Lara Colturi në vendin e katërt në klasifikimin e slalomit gjigand në këtë sezon të Kupës së Botës. Të dielën do të jetë radha e garës së slalomit po në Suedi.