Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ka mbërritur në Tiranë trofeu i Conference League, ku të mërkurën, më 25 maj do t’i dorëzohet Romës apo Feynordit, që diskutojnë në “Air Albania” titullin e parë të këtij kompeticioni të ri të UEFA-s.
Interesimi është maksimal dhe Tirana ka nisur të vërshohet nga tifozeritë e të dyja skuadrave.
FSHF dhe UEFA treguan trofeun në Sheshin Skënderbej, si pjesë e një spoti që do të shoqërojë ditët dhe orët para finales së madhe.
Për finalen e së mërkurës janë ndërmarrë disa masa nga ana e qeverisë, përfshirë këtu shpalljen ditë pushimi për të gjithë administratën në Qarkun e Tiranës, ndalimin e hyrjes në kryeqytet deri në orën 06:00 dhe ndalimin e qarkullimit të makinave.

