UEFA hap votimin për golin më të bukur, në listë edhe një shqiptar (Video)

21 May 2022, 19:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

UEFA hap votimin për golin më të bukur, në listë edhe

Me përmbylljen e kompeticionit, UEFA është vënë në kërkim të gjetjes së golit më të bukur të këtij sezoni të Europa League.

Ekipi i ekspertëve të UEFA-s ka përzgjedhur dhjetë golat më të bukur dhe në njoftimin e bërë nga ky organizëm ftohen tifozët që të votojnë për më të bukurin njërin prej tyre.

Lista ka disa supërgola të shënuar gjatë sezonit, ku nuk mungon as goli i shqiptarit Mërgim Berisha.

Berisha shënoi me gjysmë rrofeshatë një gol për Fenerbahçen në ndeshjen ndaj belgëve të Antwerp. Goli ishte përmbyllja spektakolare e një aksioni po aq spektakolar.


Video