Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Liverpool është fituese e Superkupës së Anglisë, pasi mundi 3-1 Manchester Cityn në King Power Stadium. Të kuqtë treguan se do kërkonin trofeun që në minutat e para, duke krijuar disa raste të rrezikshme.
Ekipi i Klopp shpërblehet me gol në minutën e 21-të. Arnold, edhe pse nuk është një sulmues bën gjithçka mirë, pasi gjuajtja e tij nga distanca përfundon në rrjetë.“Qytetarët” ia dalin të barazojnë vetëm në minutën e 70-të me Alvarez.
Goli që do vlente shumë për Liverpool do vinte në minutën e 83-të. Salah merr përsipër ekzekutimin e një penalltie, të cilën e shndërron në gol. Në limite ka kohë edhe për Nunez që çon në festë tifozët.