Vettel do të tërhiqet nga Formula 1

28 July 2022, 13:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vettel do të tërhiqet nga Formula 1
Sebastian Vettel

Katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel do të tërhiqet nga ky sport në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 35-vjeçari gjerman përmes një video mesazhi të postuar në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar se e dashuron këtë sport, por se duhet t’i dedikohet edhe jetës së tij të përditshme.

Ky lajm nuk është pritur mirë nga fansat pasi garuesi i Formula 1 ka qenë një nga më të dashurit e publikut.

Vettel është një ndër legjendat e këtij sporti, me katër tituj botëror, 53 fitore dhe 122 podiume.


Video