Turp! Dinamo i Kievit eliminon Fenerbahcen, tifozët turq thërrasin "Vladimir Putin" në korr (video)

28 July 2022, 10:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Turp! Dinamo i Kievit eliminon Fenerbahcen, tifozët turq thërrasin

Fenerbahce është eliminuar nga turi i dytë i garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.

Pas dy ndeshjeve përballë ekipit ukrainas Dinamo Kiev, skuadra turke u eleminua me rezultatin 1-2. Sfida e përfundoi 0-0, ndërsa në të dytën në Stamboll ukrainasit triumfuan 1-2 pas kohës shtesë.

Mirëpo, ndeshja e fundit është shoqëruar me një skandal.

Tifozët e Fenerbahces pas shënimit të golit të dytë nga Dinamo Kiev, në shenjë hakmarrje nisën të thërrasin emrin e presidentit rus Vladimir Putin në stadium.

Video ku dëgjohen tifozët e Fenerbahces duke thirrur emrin e presidentit rus është bërë virale në rrjetet sociale. Tifozët e skuadrës turke janë kritikuar për gjestin e tyre.

Pas kësaj që ka ndodhur, UEFA pritet të marrë masa ndaj Fenerbahces.


Video