Rikthehen inatet e vjetra, ja çfarë ndodhi sot mes Messit dhe Sergios Ramos (VIDEO)

25 July 2022, 19:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikthehen inatet e vjetra, ja çfarë ndodhi sot mes Messit dhe
Messi dhe Ramos gjate perplasjes

Dukej si një film romantik marrëdhënia mes Sergio Ramos dhe Lionel Messi në Francë. Të dy armiq të përbetuar në Spanjë teksa mbrojtësi përfaqësonte Real Madrid, ndërsa sulmuesi ishte lideri i Barcelonës. “Fërkime” në çdo El Clasico, derisa të dy u bënë bashkë tek PSG.

Sherret dhe hatërmbetjet u shuan, madje Messi i dhuroi edhe ekzekutimin e një penalltie Ramosit. Megjithatë, “muaji i mjaltit” zgjati pak dhe inatet e vjetra kanë dalë sërish në pah. Në stërvitjen e fundit të francezëve u kuptua diçka e tillë.

Messi driblon Ramos, por një zgjatje pak e tepërt me këmbë mbrojtësit provokon “pleshtin” që pasi përfundon me gol aksionin kthehet dhe diskuton me shokun e skuadrës. Nga pamjet, Messi nuk bindet nga justifikimi i Ramos dhe vazhdon gjatë bisedën ndërsa tashmë trajnerit Galtier i duhet të shpresojë që mes dy karaktereve të veçantë dhe të ndryshëm, të mos ndizen shkëndijat e vjetra.


Video