Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Broja është aktivizuar nga minuta e parë në miqësoren e sotme mes Udineses dhe Chelesea-s, ku luajtën lojtarët që nuk u aktivizuan në miqësoren e djeshme.
Broja vinte pas një dëmtimi, por la për të dëshiruar para, ku siç mund ta shihni në videot e mëposhtme ka humbur disa raste të pastra shënimi vet për vet me portierin duke mos e çuar topin në rrjetë.
Tekniku gjerman Tuchel me të përfunduar pjesa e parë nuk e riktheu më në fushë sulmuesin shqiptar. Gjithësesi siç e përmendëm më lart, Broja vinte nga dëmtimi dhe insistime dhe dalja para portës mbetet një meritë e tij.