
Ylli i Premier Ligës, Kurt Zouma, mund të ndiqet penalisht pasi u filmua duke goditur macen e tij si një ‘top’ në dyshemenë e tij të kuzhinës. Në videon që ka shkaktuar indinjatë të madhe në botën, mbrojtësi i West Ham shihet duke sulmuar kafshën shtëpiake në rezidencën e tij, ndërsa vëllai e filmon atë.
As a cat owner, Kurt Zouma’s abuse of his pet has made me feel physically sick tonight.
— Dan Wootton (@danwootton) February 7, 2022
How could someone treat their animal like this for sport and cheap laughs?
He must never own a cat again. pic.twitter.com/tV905qI6pR
Ndërkohë që klubi ku luan u distancua menjëherë nga veprimet e futbollistit, vetë Zouma kërkoi ndjesë publike: “Edhe pse nuk ka justifikim për sjelljen time, për të cilën jam penduar sinqerisht, dua të kërkoj ndjesë. Më vjen shumë keq për të gjithë ata që janë tronditur nga videoja dhe garantoj që dy macet tona janë shumë mirë, kanë dashurinë e të gjithë familjes sime dhe bëhet fjalë për një incident të izoluar, që nuk do të përsëritet”.
Fakti është që videot nuk lënë aspak vend për interpretime: macja ndiqet nga lojtari i Premier League, goditet me shuplaka, i hidhen shapka e këpucë dhe në fund goditet me shqelm, si të ishte top futbolli.
West Ham shpërndau një komunikatë për shtyp, ku “dënon ashpër veprimet e Kurt Zouma” dhe shton se “do ta trajtojë këtë çështje së brendshmi”, duke garantuar se klubi nuk e fal dhunën ndaj kafshëve.
Përveç gjobës ose pezullimit për disa ndeshje, Zouma rrezikon të ketë probleme edhe me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, ku dënimi maksimal për keqtrajtimin e kafshëve shkon deri në 5 vite burg.