Pasojat e derbit, gjykatësi sportiv i ashpër me Interin

8 February 2022, 17:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pasojat e derbit, gjykatësi sportiv i ashpër me Interin

Dy ndeshje pezullim për Bastonin, një për Theo Hernandez dhe një për trajnerin Simone Inzaghi. Këto janë vendimet e gjykatësit sportiv në Itali, që është treguar i ashpër me protagonistët e incidenteve në derbin e Milanos, që përfundoi me fitoren 2-1 të kuqezinjve.

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, është pezulluar me dy ndeshje, pasi në fund të derbit i është drejtuar dy herë me fraza të papërshtatshme, arbitrave të ndeshjes.

Ndërkohë, Theo Hernandez i Milanit, i ndëshkuar me karton të kuq në fund të takimit, përveç një ndeshjeje pezullim, është gjobitur me 5000 euro për provokim të tifozerisë kundërshtare.

Një ndeshje pezullim edhe për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, i gjobitur edhe me 15 000 euro, pasi “i ka drejtuar fraza të papërshtatshme arbitrit të ndeshjes, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes”.


Video