Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Java e 19-të e Superiores është mbyllur me sfidat Laçi-Vllaznia dhe Rrogozhina-Kukësi, ku kurbinasit dhe veri-lindorët dolën fitues.
Laçi fitoi falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga Guindo në pjesën e dytë, ndërsa në të parën autori i golit ishte i pafat kur goditi traversën, ndërsa Vllaznisë iu anulua një gol nga VAR-i.
Kukësi ka fituar 0-2 ndaj Rrogozhinës në transfertë. Shqipërim Taipi dhe Ndreca janë autorët e golave për skuadrën kuksiane, që mban vendin e tretë në tabelën e renditjes.
Pas kësaj jave, Tirana udhëheq me 43 pikë, e ndjekur nga Laçi me 37 dhe Kukësi me 34. Mbyllin renditjen Egnatia dhe Kastrioti, me 16 dhe 15 pikë.