Icardi drejt rikthimit në Serinë A, raportimet: Ka arritur marrëveshjen me Milanin

3 February 2022, 21:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Icardi drejt rikthimit në Serinë A, raportimet: Ka arritur

Mauro Icardi është i gatshëm që të sakrifikojë miliona euro nga rroga aktuale për t’u rikthyer në Serinë A dhe mbi të gjitha për t’u rikthyer në fushë si lojtar formacioni.

Sulmuesi argjentinas po kalon një periudhë të vështirë të PSG në Francë, ku ka zhvilluar vetëm 24 ndeshje dhe shënuar vetëm 5 gola.

Sipas mediave sportive italiane dhe atyre në Francë, Icardi ka pranuar paraprakisht një ofertë nga Milani, ku do të përfitojë 5 mln euro në sezon. Transferimi pritet të kryhet në fund të këtij sezoni dhe ky operacion do t’u kushtojë kuqezinjëve të paktën 20 mln euro.

Për Icardin pati interesim edhe nga Juventusi, por me blerjen e Vlahoviç për 75 mln euro, torinezët janë tërhequr nga kjo ide...të paktën për momentin.


Video