Rama pas takimit me Ceferin: I shkëlqyer!

3 February 2022, 20:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama pas takimit me Ceferin: I shkëlqyer!

Kryeministri Edi Rama e vlerëson si të shkëlqyer takimin e zhvilluar me kreun e UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Rama thotë se biseda u përqëndrua në dy tema, ku njëra prej të cilave lidhej me zgjedhjet për Presidentin e FSHF-së.

“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s'mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF-së”, shkruan ai në Tëitter.

Ceferin mbërriti këtë të enjte në Shqipëri për një vizitë njëditore. Ai u takua fillimisht me Kryeministrin Rama dhe më pas me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka.


Video