Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka mbërritur në kryeministri me makinën e Armando Dukës, ku do të takojë kreun e qeverisë Edi Ramën në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Voxnews.al vëren se makina me targa "AD 777 DU" e cila ka shoqëruar kreun e UEFA-s është e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Sipas axhendës zyrtare të kreu të qeverisë së futbollit europian, Ceferin ka drekuar me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën. Aty shtë diskutuar lidhur me problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor brenda FSHF-së.
AXHENDA
Aleksandër Ceferin ka mbërritur në orën 12:30 në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërkohë në orën 13:00 do të pritet nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për të drekuar.
Më pas në orën 15:00 është planifikuar takimi me kryeministrin Edi Rama në ambientet e kryeministrisë dhe më pas presidenti i UEFA-s do të vizitojë zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Qëndrimi i Ceferinit në Tiranë do të zgjasë rreth 5 orë e gjysmë, ndërsa në orën 18:00 ai do të largohet nga Shqipëria.
12:30 – Mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”
13:00 – Dreka me presidentin e FSHF-së, Armand Duka
15:00 – Takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama
16:00 – Vizitë në zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit
18:00 – Largimi nga Shqipëria

