Futbolli italian në zi/ Ndahet nga jeta presidenti historik i Palermos

1 February 2022, 09:51Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Futbolli italian në zi/ Ndahet nga jeta presidenti historik i Palermos
Mauricio Zamparini, ish-presidenti i Palermos

Mauricio Zamparini, ish-presidenti historik i Palermos është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Në dhjetor ai u shtrua në spitalin në qytetin e Udines ku ishte operuar. Pas disa kohësh në shtëpi, gjendja e tij u përkeqësua ditët e fundit duke çuar në vdekjen e tij. Ai la pas katër fëmijë.

Maurico Zamparini shënoi histori në mënyrë sensacionale futbollin në Palermo. Ai ishte president për vitet më të mira të Palermos, të blera nga Franko Sensi në vitin 2002, por edhe sezonet e fundit të trazuara.

Historia e tij si president fillon me trajnerin Françesko Guidolin, i cili trashëgoi skuadrën nga Baldini në 2004 nga ku e riktheu skuadrën në Serinë A. Vitet e para në elitën e futbollit italian janë një luks që nuk do ta harrojnë kurrë në Palermo, me lojtarë të cilësisë së lartë dhe më pas duke i shitur me shuma të larta.


Video