Futbollisti i Manchester United arrestohet pas akuzave për përdhunim

31 January 2022, 10:29Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Futbollisti i Manchester United arrestohet pas akuzave për përdhunim

Mason Greenwood, futbollisti i skuadrës së Manchester United në Angli është arrestuar nga policia për shkak të akuzave për përdhunim. Akuzat ndaj futbollistit  20-vjeçar ishin vënë në dijeni nga policia pas videove dhe fotove të shpërndara në rrjetet sociale.

Një grua ishte ajo e cila publikoi këto pamje në rrjetet sociale duke akuzuar direkt futbollistin e Manchester United.

Policia e Manchester pas pamjeve të shpërndara në rrjet, arrestoi 20-vjeçarin nën dyshimin për përdhunim dhe dhunë, shkruan BBC. Mason Greenwood është në paraburgim dhe do të merret në pyetje, teksa hetimet vijojnë.

20-vjeçari Mason Greenwood bëri ndeshjen e parë me Manchester United në Mars 2019 dhe në Shkurt 2021 nënshkroi kontratë 4-vjeçare me “djajtë e kuq”.

Për më tepër shikoni pamjet në videon e mëposhtme:

 


Video