FIFA mbështet Armand Dukën pas shpërthimit të tritolit

27 January 2022, 22:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Presidenti i FIFAs shprehu mbështetjen për Armand Dukën, pas vendosjes së tritolit në derën e shtëpisë së këtij të fundit.

Përmes një letre, Gianni Infantino tha se kreu i FSHF-së ka mbështetjen e futbollit ndërkombëtar në këtë moment delikat.

Lajmin e bëri të ditur Federata Shqiptare e Futbollit në faqen zyrtare në Facebook.

Më 24 janar një sasi tritoli shpërtheu në derën e jashtme të shtëpisë së Armando Dukës.

Tritoli vjen në prag të zgjedhjeve për presidentin e FSHF-së, më 2 mars.

Këto zgjedhje kanë nxitur edhe përplasje të forta mes presidentit aktual Armand Duka dhe kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Veliaj u kërkoi anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, të votojnë Eduard Prodanin për kryetarin e saj.


Video