Mark Overmars dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të kampionëve holandez të Ajaksit pasi pranoi se kishte dërguar mesazhe të papërshtatshme disa kolegeve.
48-vjeçari lançoi një deklaratë për kanalin zyrtar të “harkëtarëve” se i vjen turp nga sjellja e tij dhe se kërkon falje:
“Më vjen turp! Javën e kaluar u përballa për sjelljen time. Fatkeqësisht, nuk e kuptova që po e kaloja kufirin me këtë, por kjo m’u bë e qartë ditët e fundit.
Papritmas ndjeva presion të madh. Kërkoj falje. Sigurisht që për dikë në pozicionin tim kjo sjellje është e papranueshme. Edhe unë tani e shoh këtë. Por është tepër vonë.
Nuk shoh zgjidhje tjetër veç të largohem dhe të jap dorëheqjen nga klubi i Ajaksit. Kjo gjithashtu ka një ndikim të madh në situatën time private.
Prandaj u kërkoj të gjithëve të më lënë vetëm mua dhe familjen time.”, përfundoi Overmars i cili filloi si drejtor te klubi i madh holandez një dekadë më parë.
Director of Football Affairs Marc Overmars will leave Ajax with immediate effect. He made this decision after discussions in recent days with the Supervisory Board and CEO Edwin van der Sar and communicated his intentions to them.
— AFC Ajax (@AFCAjax) February 6, 2022