Interi kërkon me ngulm ta shesë, Asllani gjen golin në miqësore

3 Gusht 2025, 15:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Interi kërkon me ngulm ta shesë, Asllani gjen golin në miqësore

Kristjan Asllani është një nga lojtarët që Interi ka nxjerrë në shitje në këtë merkato vere.

Mesfushori shqiptar nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu dhe i është kërkuar të gjejë një skuadër të re.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Asllani jep maksimumin gjithmonë kur i jepet mundësia. Lojtari ishte progatonist në miqësoren me Interin B.

Interi fitoi 7-2 ndaj ekipit të 23-vjeçarëve zikaltër, në një ndeshje brenda “familjes”. Autor i një prej golave ishte edhe Asllani, i cili shënoi në pjesën e parë me penallti.

Golat e tjerë u shënuan nga Bonny, Lautaro, Esposito, Henrique, Calhanoglu dhe autogoli i Kamate. 

 

 


Video