
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa tret ë tjerë janë arrestuar e disa të tjerë janë shoqëruar pas një rrahjeje mes tifogrupit “Intelektualët” dhe tifozëve të Kopenhagës tek “Kafet e Rakisë” në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Enis Pllana, Zyrtar për Informim për Kryeqytetin në Policinë e Kosovës.
“Sot rreth orës 19:00 ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka vënë situatën nën kontrollë, ku ka arrestuar tre persona dhe disa të tjerë i ka shoqëruar për në stacion policor”, ka thënë ai.
Përplasja ka ndodhur tek “Kafet e Rakisë” përreth orës 19:00, pak para zhvillimit të ndeshjes mes dy klubeve që pritet të luajnë ndeshjen e dytë të kualifikimit për Ligën e Kampionëve.