Chelsea vendos çmimin për Armando Brojën

29 Korrik 2025, 18:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armando Broja

Armando Broja pritet të ndryshojë skuadër në këtë merkato vere. Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Chelsea dhe për këtë arsye duhet të gjejë një ekip të ri.

Pas disa huazimeve të pasuksesshme, klubi kërkon ta shesë lojtarin, i cili ka edhe tre vite të mbetura në kontratë.

Chelsea ka vendosur edhe çmimin për sulmuesin, për klubet e interesuara për shërbimet e lojtarit.

Nga Anglia raportojnë se klubi londinez kërkon 25 milionë paundë për të shitur Brojën.

Një çmim i lartë, por që konfirmon vlerësimin e klubit për lojtarin.

Interesimet për Brojën nuk mungojnë, me disa klube që duan ta afrojnë, si PSV në Holandë dhe Leipzig e Stuttgart në Gjermani.


Video