FIFA gjobit Serbinë, përballja me Shqipërinë mund të luhet pa tifozë

25 Korrik 2025, 14:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Federata Serbe e Futbollit është ndëshkuar nga FIFA, pas incidenteve të regjistruara në takimin ndaj Andorrës, ndeshje e zhvilluar në stadiumin e Leskovacit.

FIFA ka vendosur një gjobë prej 50 mijë frangash ndaj Serbisë, ndërsa ka urdhëruar mbylljen e një pjese të stadiumit, konkretisht 8.100 vende, për ndeshjen e ardhshme ndaj Anglisë. Sipas njoftimit zyrtar, nëse situata nuk përmirësohet, penalizime të ngjashme mund të zbatohen edhe për sfidën e ardhshme ndaj Shqipërisë.

Kjo do të thotë se dueli mes Serbisë dhe Shqipërisë mund të zhvillohet me një numër të kufizuar tifozësh ose edhe me tribunat plotësisht të boshatisura.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit është ndëshkuar kohët e fundit nga FIFA për incidente të ndodhura gjatë eliminatoreve, duke bërë që të dy kombëtaret të jenë nën vëzhgim të rreptë për sjelljen e tifozëve në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.


Video