Festë në Gjirokastër, Luftëtari ngjitet në Kategorinë e Parë (VIDEO)

5 Prill 2025, 19:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa e Luftëtarit

Luftëtari ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Skuadra gjirokastrite triumfoi me shifrat e thellë 6-1 ndaj Shkumbinit në shtëpi, për të mbajtur vendin e parë.

Ky sukses, e mban Luftëtarin si kryesues me 51 pikë në Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Në fund festa ishte legjitime, pas pritjes disa vjeçare. Në fushën e stadiumit të Gjirokastrës, lojtarët festuan ngjitjen me trofeun e kampionit. 

Luftëtari kurorëzon kështu një sezon të shkëlqyer, me ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Video