“Makth” dëmtimesh te Bayerni para përballjes me Interin, zbulohet sa do të mungojë Musiala

5 April 2025, 15:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Makth” dëmtimesh te Bayerni para përballjes me Interin,
Jamal Musiala

Nuk kanë fund dëmtimet te Bayern Munich. Gjermanët kanë humbur një tjetër lojtar të rëndësishëm në prag të përballjes me Interin në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

Jamal Musiala u largua i dëmtuar në sfidën e fundit në kampionat, ndaj Augsburg, ku skuadra e Vincent Kompany fitoi 3-1.

Fantazisti gjerman, i cili në këtë përballje ishte autor i një goli, u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë.

Musiala ka pësuar një këputje muskulore në pjesën e kofshës së majtë dhe do të jetë jashtë për dy muaj.

Ai mund të jetë i gatshëm vetëm për finalen e Ligës së Kampioneve, nëse Bayern arrin të shkojë deri aty.

Musiala i shtohet listës së gjatë të dëmtimeve, ku bëjnë pjesë edhe Alphonso Davies, Dayot Upamecano, Manuel Neuer, Hiroki Ito, Kingsley Coman, Alaksandar Pavlovic dhe Tarek Buchman.


Video