Edon Zhegrova te Besiktas? Ja si qëndron e vërteta sipas gazetarit të njohur italian

18 Prill 2026, 15:42Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është përfolur për një kalim të mundshëm te Besiktas në merkaton e verës, por situata mbetet ende larg një marrëveshjeje konkrete.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, deri tani nuk ka asgjë të finalizuar mes Zhegrovës dhe klubit turk, pavarësisht zërave që qarkullojnë në media.

Romano thekson se anësori i Kosovës aktualisht është i përqendruar te Juventus-i dhe po mundohet të gjejë hapësira në skuadër, duke qëndruar i gatshëm për të ndihmuar ekipin e tij në vazhdim të sezonit.

Megjithatë, vendimi për të ardhmen e tij pritet të merret gjatë verës, kur situata e tij te Juventus-i të jetë më e qartë dhe të përcaktohet roli që do të ketë në projektin e trajnerit Luciano Spalletti.

Zhegrova ka regjistruar 21 paraqitje këtë sezon, por nuk ka arritur të lërë një ndikim të madh, duke u aktivizuar shpesh si lojtar rezervë. Madje, në ndeshjet e fundit, Zhegrova nuk ka luajtur asnjw minutë.

E ardhmja e tij mbetet e hapur, me verën që pritet të jetë vendimtare për karrierën e tij.


Video