Paulo Dybala mund të transferohet te Milani në qershor.
Kjo është hipoteza më e fundit e ngritur nga e përditshmja ‘Corriere Della Sera’ në lidhje me të ardhmen e sulmuesit argjentinas i cili nuk është i sigurt se do të qëndrojë në kryeqytetin italian.
Sipas kësaj të përditshmeje, zyrtarisht, askush nga Roma nuk i ka komunikuar argjentinasit se kontrata që skadon në qershor nuk do të rinovohet. Dybala ka marrë oferta nga disa klube në Amerikën e Jugut, por futbollisti do të qëndronte te verdhekuqtë dhe me pagë të reduktuar.
Por në rast se ai do të duhet të largohet nga Roma, sipas ‘Corriere Della Sera’, ambicia e Dybalas është të mund të luajë në San Siro me Milanin edhe me një kontratë të bazuar mbi rendimentin. Tani mbetet vetëm për t’u parë se çfarë do të ndodhë.