Barcelonës nuk i mjafton fitorja, Lookman çon Atleticon në gjysmëfinale, PSG mund sërish Liverpool

14 Prill 2026, 23:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lookman çon Atleticon në gjysmëfinale

Atletico Madrid dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat e para që sigurojnë kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ia doli të kalojë më tej pavarësisht humbjes 1-2 në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, falë fitores 2-0 në takimin e parë.

Barcelona shpresoi te përmbysja pas golave të shpejtë nga Yamal dhe Torres, por goli i Lookman në minutën e 31-të rezultoi përcaktues për fatin e kualifikimit.

Katalanasit e mbyllën sfidën me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Eric Garcia me karton të kuq në fundin e lojës.

Në gjysmëfinale, Atletico Madrid do të presë fituesin e çiftit Arsenal-Sporting për të kërkuar një vend në finale.

Nga ana tjetër, PSG eliminoi Liverpool-in me rezultatin e përgjithshëm 4-0, duke fituar edhe takimin e kthimit me shifrat 2-0.

Ousmane Dembele ishte heroi i francezëve me dy gola të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes.

Parisienët presin tashmë fituesin e përballjes mes Bayern Munich dhe Real Madrid për raundin tjetër.


Video