Manchester City përfitoi nga hapi fals i Arsenal dhe triumfoi pastër 3-0 në supersfidën e javës së 32-të në Premier League, ndaj Chelsea.
“Qytetarët” ishin dominues nga fillimi, por pjesa e parë u mbyll pa gola. Fraksioni i dytë ishte tjetër histori.
O’Reilly zhbllokoi sfidën në minutën e 51-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë Guehi dyfishoi shifrat, pas një asisti të marrë nga Cherki.
Ndeshjen e vulosi Doku në minutën e 68-të. Me këtë sukses, City mban vendin e dytë me 6 pikë më pak se Arsenal kryesues. Megjithatë, skuadra e Guardiolës, ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Chelsea mban vendin e gjashtë me 48 pikë të grumbulluara.
Në duelet e tjera, Tottenham pësoi humbjen e dytë radhazi, pasi u mposht minimalisht nga Sunerland. “Spurs” mbajnë vendin e 18-të me 30 pikë, pozicion që të zbret në Championship.
Crystal Palace mposhti Newcastle me rezultatin 2-1, ndërsa Nottingham dhe Aston Villa barazuan 1-1 mes tyre.