Simeone për Yamal: Të kem frikë nga një adoleshent?! Kam parë Cristiano Ronaldon të shënojë tripletë…

15 Prill 2026, 18:42Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Simeone dhe Yamal

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka lëshuar deklarata të forta në drejtim të talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, pas kualifikimit të skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Tekniku argjentinas u shpreh se sulmuesi i Barcelonës është lojtar i mirë, por shtoi se nuk mund të ketë frikë nga një adoleshent, ndërsa është përballur me lojtarë si Cristiano Ronaldo, i cili me golat e tij e ka eliminuar shpesh.

“Ai është djalë i mirë dhe me shumë talent. Ai kërkoi lojën një kundër një dhe shënoi pas 3 minutash lojë. Mediat duan ta kurorëzojnë si mbretin e Evropës. Shtypi kërkon që unë të kem frikë nga një adoleshent, vetëm sepse ai bën intervista të guximshme. Për një dekadë më është dashur të qëndroj në anësore dhe të shoh Cristiano Ronaldon të shënojë tripletë golash (kur luante te Juve), për të eliminuar ekipin tim.

Lamine luajti një ndeshje të bukur, por realiteti është se ne do të shkojmë në gjysmëfinale dhe ai do të shkojë në shtëpi për të na parë në televizor. Ka një ndryshim të madh midis të luash një ndeshje të mirë dhe të jesh një makth”, tha Simeone.


Video