Edi Rama në stadiumin e Dortmundit duke ndjekur Shqipëri-Itali (FOTO)

15 June 2024, 21:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama në stadiumin e Dortmundit duke ndjekur Shqipëri-Itali (FOTO)
Edi Rama në stadiumin e Dortmundit duke ndjekur Shqipëri-Itali

Kryeministri Edi Rama nuk kishte si të mungonte në “Signal Iduna Park” të Dortmundit për të ndjekur Shqipëri-Itali, sic duket edhe nga fotot e siguruar nga VoxNews.

Edi Rama në stadiumin e Dortmundit duke ndjekur Shqipëri-Itali (FOTO)

Sakaq, më herët kryeministri Edi Rama ka shprehur opinionin e tij për sfidën në një intervistë për “TuttoSport”.

Shefi i qeverisë si një tifoz i deklaruar italian, tha se do ta ndjekë ndeshjen nga tribunat e stadiumit dhe dëshiron që sot kuqezinjtë dhe axurrët të ndahen me një barazim, rezultat që do të komplikonte Grupin B.

“E pabesueshme. Do të jetë hera e parë dhe shpresoj e fundit në jetën time, që dëshiroj që Italia të mos fitojë një ndeshje në Kampionatin Europian. Por gjithsesi, mua do më pëlqente më mirë një barazim, i cili për kuqezinjtë tanë do ngjante si një fitore. E di që për “axurrët”, një barazim me Shqipërinë do ishte fillimi i një gjyqi ndaj Spalletit. Por, për fat të keq, Italisë nuk mund t’i uroj asgjë më shumë se një barazim”.

Nisur dhe nga fakti që mbi 50 mijë tifozë shqiptarë do të veshin kuqezi “Murin e Verdhë” të Dortmundit, Rama nënvizon se djemtë e Spalletit duhet t’i tremben lojtarit të 12-të të Kombëtares tonë.

“Duhet t’i frikësoheni supermacisë së qartë të Shqipërisë në tribuna, ku sigurisht fitojmë. Jemi një skuadër që nuk kemi se çfarë të humbim. Mund të përfundojë në çdo rast, por duke qenë se Italia nuk shkëlqen kurrë në fillimin e një turneu, mund të shpresoj në një barazim. Kjo është Kombëtarja shqiptare me lojën më të mirë që mbaj mend. Grupi u kualifikua duke bërë gjithmonë futboll të mirë dhe nganjëherë, një lojë emocionuese. Nuk është Tirana që mezi po pret me padurim këtë Europian. Në këtë Kombëtare bashkohen me Shqipërinë edhe populli i Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët në të gjitha pjesët e botës. Lojtari jonë i dymbëdhjetë përbëhet nga 10 milionë zemra dhe në Dortmund do të jetë një ortek kuq e zi.”


Video