Edhe Milan e nis me këmbën e mbarë, fitore e pastër në Bolonja

21 August 2023, 23:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edhe Milan e nis me këmbën e mbarë, fitore e pastër në
Christian Pulisic duke shenuar golin e dyte

Milani i është bashkuar ekipeve pretendente këtë sezon për të fituar Serie A, duke marrë pikët e plota në ndeshjen e parë, po ashtu si Napoli, Interi e Juventusi.

Kuqezinjtë fituan në transfertë me rezultatin e pastër 0-2 në Bolonja, teksa ndeshjen e vendosën që në pjesën e parë. Giroud realizoi golin e parë me asist të Reijnders, ndërsa blerja e re, amerikani Pulisic e vulosi rezultatin në 0-2 me një gol spektakolar.

Ndërkohë, pjesa e mbetur e ndeshjes u menaxhua si duhet nga ekipi i Pilotit duke mos pësuar gol. Pas javës së parë, në krye renditet Fiorentina, më pas Juventusi, Interi, Napoli e Milani me pikë të plota.


Video