Interi e nisi me fitore kampionatin teksa në ndeshjen e parë kundër Monzës fitoi me rrezultatin 2 me 0.
Protagonist absolut i mbrëmjes ishte kapiteni Lautaro Martinez, autor i një dygolëshi vendimtar.
Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares shqiptare, nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë ndeshje. Është vetëm java e parë e kampionatit, por duket se trajneri Inzaghi nuk ka në plan të ndryshojë qëndrim sa i takon mesfushorit kuqezi. Sezonin e kaluar ai i besoi shumë pak Asllanit, edhe tani, me largimin e Brozoviç, asgjë nuk ka ndryshuar.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Fiorentina fitoi thellë 4 me 1 me Xhenoan.
Fitore edhe për Napolin, i cili ndonëse me trajner të ri e ka nisur kampionatin me hap kampion.
Napolitanët fituan 3 me 1 në fushën e Frozinones.
Një fitore të rëndësishme arriti edhe Verona e cila fitoi 1 me 0 me Empolin.