Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane, pas dorëheqjes së Roberto Mancinit.
Lajmin e ka bërë me dije Federata Italiane e Futbollit, FIGC.
“Federata Italiane e Futbollit njofton se ka arritur marrëveshje me Luciano Spallettin për postin e trajnerit të kombëtares italiane. Trajneri toskan do të marrë rolin e tij duke filluar nga 1 shtatori 2023 dhe prezantimi zyrtar do të bëhet me rastin e takimit të Azzurrit, të planifikuar për ditët e para të shtatorit, në Qendrën Teknike Federale në Coverciano”, thuhet në njoftim.
Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina i ka uruar mirëseardhjen SPallettit duke thënë se kombëtares i duhej një trajner i shquar.
Ndeshja e parë e italianëve do të zhvillohet kundër Maqedonisë së Veriut në 9 shtator.