Kthesë në Paris, propozimi i fundit i PSG lëkund Mbappe

19 August 2023, 11:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kthesë në Paris, propozimi i fundit i PSG lëkund Mbappe
Al-Khelaifi dhe Mbappe

Situata e Kylian Mbappe me PSG-në është qetësuar. “Paqja” është rikthyer mes palëve, me sulmuesin që është integruar sërish tek ekipi kampion i Francës.

24-vjeçari ka edhe një vit kontratë, ndërkohë që Real Madrid mbetet pas derës. Gati për t’i realizuar ëndrrën e madhe për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Drejtuesit e PSG-së i vendosën ultimatum yllit francez. Duke ia bërë të ditur se duhet të rinovonte ose do të shitej. Për jo më pak se 250 mln euro.

Shumë që Reali nuk ka ndërmend ta paguajë për momentin. Pasi në janar mund të firmosë parakontratë me të. Për ta siguruar falas në verën e ardhshme.

Por, skenari mund të ndryshojë sërish. Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi i ka bërë një propozim sulmuesit. Për të rinovuar me dy vite. Dhe Kylian po mendohet e po lëkundet…

Rinovimi nuk është tashmë i pamundur. Me Mbappe që mund të firmosë kontratën e re që do t’i lejonte të largohej verën e ardhshme falë një klauzole jo shumë të lartë.


Video