SKANDALI/ Presidenti i Federatës Spanjolle, puth në buzë futbollisten pas fitores së Botërorit (Video)

21 August 2023, 08:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SKANDALI/ Presidenti i Federatës Spanjolle, puth në buzë
Jeny Hermoso/ Luis Rubiales

Dominoi fushën dhe rrëmbeu Kupën e Botës, por Spanja po dominon tani edhe vëmendjen mediatike për episodin skandaloz të ceremonisë së ndarjes së cmimeve.

Pikërisht në nderimet për triumfin në Botërorin e futbollit për femra, për herë të parë në historinë e saj, Luis Rubiales u bë protagonist në mënyrën e gabuar.

Presidenti i Federatës Spanjolle puthi në buzë futbollisten e kombëtares, Jeny Hermoso gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve.

Në momentin kur lojtaret po kalonin me radhë për të marrë medaljet, Luis Rubiales përshëndeti futbollisten Hermoso dhe më pas e puthi në buzë. Pamjet kanë bërë xhiron e internetit, duke shkaktuar polemika të forta.

Hermoso e gjeti veten në mes të stuhisë, e detyruar të komentonte atë që ndodhi me një postim live në rrjetet sociale.

“Nuk është se më pëlqeu, por nuk kisha çfarë t’i bëja”, tha sulmuesja iberike.


Video