Boksieri Jurgen Uldedaj mposht rivalin nga Kili, merr fitoren e 20-të në karrierë!

7 Prill 2025, 15:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jurgen Uldedaj

Shqiptari Jurgen Uldedaj arriti fitoren e 20-të në boksin profesionist.

27-vjeçari mundi kilianin Gerardo Mellada në duelin e peshave të rënda i zhvilluar të shtunën në Mançester.

Një përballje e fortë që u mbyll me pikë ku gjyqtarët ishin të gjithë në favor të Uldedajt që ka vetëm 1 humbje në karrierën e tij që nisi në vitin 2015.

Jurgen Uldedaj është mes më të mirëve në renditjen botërore të katër federatave më të rëndësishme dhe zotëron brezin e kampionit të IBF International Cruiserweight. 

Video